Një ngjarje e rëndë është raportuar të hënën në mbrëmje në qytetin e Mitrovicës. Një burrë 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në rrethana që konsiderohen të dyshimta.

Burimet e bëjnë me dije se viktima është Riza Hyseni, i cili jetonte i vetëm në një banesë në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas dëshmitarit E. Q, mik i viktimës, Riza nuk i ishte përgjigjur në telefon për afro 10 ditë, çka ka ngritur shqetësim.

E.Q. ka njoftuar Policinë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë intervenuar për të hapur derën e banesës. Aty është gjetur trupi i pajetë i Hysenit. Njësitë emergjente që dolën në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen.

Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet janë duke vazhduar.

 

Related Posts