Një rast vdekjeje e dyshimtë është raportuar pasditen e së hënës në rrugën “Harun Aliu” në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete një 61-vjeçar.

Sipas burimeve nga Prokuroria, ngjarja është raportuar rreth orës 17:45, ndërsa njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendngjarje kanë dalë krim-teknika, hetuesit kujdestarë dhe prokurorja e krimeve të rënda, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Mjekësinë Ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Rasti është inicuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar nëse bëhet fjalë për shkaqe natyrale apo rrethana të tjera që lidhen me ndonjë veprim penal.

Related Posts