Një person është zhdukur sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku për gjetjen e tij është angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Lidhur me këtë operacion, shoqata po ashtu ka përdorur edhe dronë për të mbuluar më shumë terren dhe për të ndihmuar në kërkime.
Mentor Maloku nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur për Sinjalin se personi i zhdukur tashmë është gjetur.
“Po, është gjetur”, tha shkurt Maloku.
Paraprakisht edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi për Sinjalin se kërkimi ka përfunduar pasi është gjetur një veture, afër një mali në Gjilan.
























