Prokuroria e ka kualifikuar gjendjen aktuale me mbeturina në Prishtinë si: “Ndotje, degradim ose shkatërrim i mjedisit”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtmin me prioritet të çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik”- thuhet në komunikatën e lëshuar, më 19.05.2025.
Ndërkaq, më 16.05.2025, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se është duke e shqyrtuar mundësinë e veprës penale lidhur me krizën me mbeturina në kryeqytet.
Në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com, është thënë se në rast se ekziston ndonjë element i veprës penale për situatën e krijuar, atëherë do të inicohet rasti nga Prokurori i Shtetit dhe se do të merren të gjitha masat e nevojshme për fillimin e hetimeve.
Që nga ndërprerja e shërbimeve të Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave, “Pastrimi” në territorin e Prishtinës, gjendja me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet është përkeqësuar.
Ndërmarrja publike “Pastrimi” pretendon se për shkak të borxhit prej 2.7 milionë euro që Komuna e Prishtinës ka ndaj kësaj kompanie, janë detyruar të ndërpresin shërbimet si pasojë e mungesë së naftës për kamionë.
Për këtë, ata kanë deklaruar se po rrezikohen edhe pagat e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.