Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Gjermani, ku një autobus turistik me pasagjerë nga Kosova është përplasur me një kamion në autostradën A8, pranë Irschenbergut. Si pasojë e përplasjes, 30 persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, kur autobusi me 50 pasagjerë ka goditur në pjesën e pasme një rimorkio kamioni të ngarkuar me perime.
Kamioni drejtohej nga një 46-vjeçar me shtetësi polake dhe ishte duke udhëtuar në drejtim të Mynihut.
Sipas autoriteteve gjermane, shoferi i autobusit, një 49-vjeçar nga Sllovenia, nuk e kishte vënë re në kohë rimorkion dhe përplasja ka ndodhur pavarësisht përpjekjeve për të shmangur aksidentin.