Një debat i nxehtë ka shpërthyer mes Gjesti dhe Eglit pasditen e së martës në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë këtij diskutimi, Gjesti i ka bërë të qartë Eglit se gjithçka ka mbaruar mes tyre dhe i ka kërkuar që të mos mbajë më shpresa.

“Është kryer çdo send mes neve, kaherë e kam kryer unë me ty. Hala ke shpresë në mua? Jo zemra jeme, këto janë X në jetën time. Futet në kokë një herë e mirë, ftohu, sa është herët ftohu,” – ka thënë Gjesti, duke i dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë Eglit

Dyshja, që dikur kanë pasur një lidhje, ka kaluar nëpër debate të vazhdueshme, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Tensioni mes tyre ka qenë i dukshëm, dhe ky moment ishte një tjetër kulminacion i marrëdhënies së tyre të brishtë.

 

Gjesti duket të ketë marrë një vendim të prerë për t’i dhënë fund çdo mundësie për një ribashkim, duke kërkuar që Eglit të pranojë realitetin dhe të heqë dorë nga shpresat e mëtejshme.

Ky moment ka shkaktuar shumë reagime nga pjesëmarrësit dhe ndjekësit e emisionit, të cilët janë të interesuar të shohin se si do të zhvillohen më tej marrëdhëniet mes të dyve në “Big Brother VIP Albania”.

Related Posts