Një situatë e tensionuar është krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” pas hapjes së një prej zarfeve në Koferin e Tundimit. Në letrën e lexuar, shkruhej se Gjesti duhet të zgjedhë 7 nga të eliminuarit, ndërsa 3 prej tyre do të rikthehen në shtëpi me vendim të publikut.

Ky vendim ka acaruar tej mase Gjestin, i cili ka reaguar ashpër, duke kërcënuar me largim nga loja. “Unë nuk e pranoj këtë! Kam luftuar për t’i larguar nga shtëpia, dhe tani më thoni që duhet t’i kthej? Nuk e duroj dot të më thonë të njëjtat fjalë përsëri. Nëse ata kthehen, unë dal!” – ka deklaruar ai, i irrituar nga situata.

Ky qëndrim i tij ka hapur debat mes banorëve dhe ka ngjallur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë. Publiku tashmë po pret me padurim të shohë se çfarë do të ndodhë më tej: A do ta mbajë fjalën Gjesti apo do të përballet me rikthimin e ish-banorëve? Mbetet për t’u parë në vazhdim!

Related Posts