Cila është mosha ideale për të bërë fëmijë, dhe cilat grupmosha kanë më shumë risqe që shtatzënia të dështojë?
Në lidhje me këtë çështje ka folur për Euronews Albania obstetër gjinekologu, Kastriot Dallaku.
Ai u shpreh se mosha më e mirë për tu bërë nënë është 25-35 vjeç ndërsa pas kësaj moshe gjasat për të shfaqur komplikacione janë më të mëdha.
“Shtatzënia ka suksesin më të plotë në grupmoshat 25-35 vjeç, duke kaluar mosha pas 35-40-45 vjeç rreziqet për shtatzëni janë më të mëdha si për nënë edhe për fëmijën. Janë rreziqe të krijimit se cilësua e vezës nuk është e njëjta me një nënë në moshë të re, mundësitë e keqformimit të fëmijës dhe rreziqet e shëndetit të nënës janë më të mëdha”, tha mjeku.