Pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, kompania “Klub Invest” është gjobitur me 30 mijë euro, ndërsa përfaqësuesi i saj ligjor me 3 mijë euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ndaj kompanisë është iniciuar procedurë kundërvajtëse pasi nuk është respektuar vendimi për mbushjen e gropës në vendpunishte.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës!”, deklaroi Rama.

Ai ka kërkuar gjithashtu që të shqyrtohet përgjegjësia e inxhinierëve mbikëqyrës të projektit.

Related Posts