Një person ka lajmëruar policinë se dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe vëllait të tij, raporton Ekonomia Online.
Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati, ndërsa rasti sipas Policisë është duke u hetuar.
“Prishtinë 07.03.2025 – 03:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.