Politologu Nexhmedin Spahiu gjatë ditës së shtunë u takua në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Spahiu bëri të ditur se në Beograd u ftua nga Gjuriqi, dhe se biseduan për rreth një orë.

“Jam në një konferencë në Beograd. U ftova në një takim nga ministri Gjuriq dhe zhvilluam një bisedë një orëshe”, tha ai për GazetaBlic.

Ndryshe, për këtë takim u deklarua dhe ministri i Jashtëm serb.

Ai tha se me Spahiun folën për tejkalimin e tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike.

“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq në X.

Related Posts