Gjykata e Prishtinës për të dytën herë radhazi ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Kamenicës për fazën e tretë të riorganizimit të shkollave.
Me vendimin e datës 2 nëntor 2020, Gjykata e Prishtinës kishte vendosur që t’i jap të drejtë 25 prindërve nga fshatrat e Kamenicës të cilët Gjykatës së Prishtinës i kishin propozuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të datës 10 shtator 2020.
Ky vendim parashihte riorganizimin e disa shkollave të fshatrave Petroc, Topanicë, Karaqevë e Epërme, Karaqevë e Poshtme, Shipashnicë e Epërme dhe Hogosht.Mirëpo pas ankesës së pranuar nga Komuna e Kamenicës, Gjykata e Apelit me 2 nëntor 2020 pas shqyrtimit, kishte gjetur se aktvendimi i Gjykatës së Prishtinës duhet te kthehej̈ në rivendosje.
Ndërsa në vendimin e saj të fundit të marrë me 20 nëntor 2020, Gjykata e Prishtinës ka vendosur që ta aprovojë edhe një herë propozimin e 25 prindërve nga Kamenica me arsyetimin se zbatimi i vendimit të kontestuar do të mund të paraqiste rrezik real për shkaktim të dëmit ndaj paditësve. Ky dëm sipas Gjykatës vështirë që do të mund të riparohej për shkak se do të mund të vihej në shprehje mohimi i qasjes në procesin mësimor që do të mund të vinte si pasojë e ekzekutimit të vendimit në fjalë.
Në arsyetimin e këtij vendimi të siguruar nga KALLXO.com, Gjykata Themelore ka gjetur se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi është në interes të publikut, deri në marrjen e një vendimi meritor përfundimtar nga Gjykata lidhur me padinë.Kurse sa i përket të paditurve, Gjykata ka konsideruar se nuk ekziston rreziku se të njëjtëve do të mund tu shkaktohet ndonjë̈ dëm real me pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi