Një person është arrestuar në Viti pasi që i njëjti dyshohet se me veturën e tij ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park.
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.