Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.
Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e Mario Gila nga Lazio. Spanjollit i skadon kontrata në vitin 2027 dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë.
Milani ka më shumë se një problem, gjë e dukshme nga rezultatet e fundit: 2 humbje, 1
Sipas Allegrit, skuadra po pëson gola me shumë lehtësi. Në 360 minuta janë pësuar 7 gola, ndërsa në 14 ndeshjet e mëparshme porta kuqezi ishte tundur vetëm 9 herë.
Për këtë arsye, më parë shpesh vlerësohej qëndrueshmëria e Milanit, i cili fitoi shumë “big match” edhe 1-0.
Prandaj Rosonerët synojnë të kryejnë një goditje për repartin e mbrojtjes dhe Gila është profili ideal.
























