Dy persona të maskuar kanë kryer një grabitje me armë ndaj një qytetari në Malishevë.
Sipas raportit të policisë, nën kërcënimin e armëve, ata i kanë marrë viktimës rreth 800 euro para të gatshme, si dhe DVR-në e kamerave të sigurisë, përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
“Malishevë / 03.12.2025 – 02:40. Është raportuar se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


























