Millosh Vukojeviq, 25-vjeç, dyshohet për përfshirje në sulmin e armatosur ndaj furgonit të një kompanie të sigurimit të hënën në Veternik të Prishtinës.

Vukojeviq me tre të tjerë dyshohet se e sulmuan me qëllim grabitjen furgonin që po transportonte para.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur një sigurim 42-vjeçar i kompanisë private. 42-vjeçari është identifikuar si Fahri Ademi nga Vushtrria.

I plagosur gjatë të shtënave ka mbetur edhe 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, i cili u dorëzua në Qendrën Emergjente në Graçanicë disa orë pas ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00 para njërës prej hyrjeve të qendrës tregtare “Albi Mall”.

Paparaci merr vesh se katër persona të maskuar hapën zjarr ndaj furgonit të një kompanie të sigurimeve e cila po bartte para dhe e plagosën njërin prej punonjësve të kompanisë.

Sipas informatave, të dyshuarit pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pick up, ngjyrë e bardhë.

Burimet i kanë thënë Paparacit se, bazuar në hetimet fillestare, vetura pick-up me targa të huaja, është larguan në drejtim të Hajvalisë. Aty, të dyshuarit e kanë braktisur veturën në rrugën Pal Melushi dhe të njëjtën e kanë djegur.

Related Posts