Kapiteni i Zvicrës në futboll dhe lideri i mesfushës së kampionit të Gjermanisë, Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, është bërë baba për herë të tretë mëngjesin e së hënës.

“Sipas informacioneve të Blick, Leonita Xhaka, bashkëshortja e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, ka sjellë në jetë vajzën e tyre të tretë mëngjesin e së hënës në ora 9 të mëngjesit. Emri i foshnjës është Neyana Xhaka. Kjo është vajza e tretë e çiftit pas lindjes së Ayanas në vitin 2019 dhe Lanyeas në vitin 2021”, shkruan Blick të hënën.

Xhaka nuk është grumbulluar me Zvicrën për ndeshjet miqësore kundër Irlandës së Veriut të premten dhe ndaj Luksemburgut më 25 mars. Xhaka kishte marrë leje nga përzgjedhësi Murat Yakin.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts