Granit Xhaka ka folur pas fitores së Sunderlandit 1:0 ndaj Neëcastle Unitedit, e vlefshme për javën e 16-të në Premier League.

Mesfushori shqiptar ishte një prej më të mirëve në fushë, shkruan Indeksonline

Ai tha se derbit janë për t’u fituar dhe se u motivuan nga lojtarët që kanë qenë në Championship dhe që kishin humbur në shtëpi ndaj Neëcastles në FA Cup.

“Derbit janë për t’u fituar. S’ka rëndësi qysh dhe mendoj se këta djelmosha, pavarësisht se sa e vështira ka qenë për ta para dy ose tre viteve, kur ata humbën këtu. Ata na motivuan neve për shkak të kësaj, më shumë sesa herave tjera. Dhe si ky lojtar, si secili lojtarë që ka qenë këtu, dhe që ka luajtur në Championship dhe tani në Premier League. Mendoj se kjo skuadër meriton respekt, sepse ku jemi tani është diçka e jashtëzakonshme.

“Ne jemi duke punuar fortë çdo ditë dhe e meritojmë këtë vend ku jemi”, u shpreh Xhaka

Me këtë fitore, Sunderlandi i Granit Xhakës shkon në kuotën e 26 pikëve në pozitën e 7-të, kurse Newcastle në pozitën e 12-të me 22 pikë.

View this post on Instagram

A post shared by Sky Sports (@skysports)

 

Related Posts