Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Grabanicë të Klinës, konkretisht në afërsi të urës së Lumbardhit.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Fadil Gashi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se policia u njoftua rreth orës 13:00.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Më vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit policorë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për IML”, tha Gashi për Klankosova.tv.

Ai theksoi se viktima dje ishte raportuar e zhdukur nga familja.

“Mbrëmë rreth orës 19:00, në stacionin e policisë është raportuar për një person të zhdukur. Për rastin kishin nisur hetimet si “Person i zhdukur””.

“Policia ka nisur kërkimet për personin në fjalë, ndërkaq, sot u informuam se është gjetur një person pa shenja jete. Pas identifikimit është konstatuar se bëhet fjalë për të njëjten person. Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Derisa për rastin u deklarua edhe Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.

“Një i pajetë u gjend në Lumbardh. Veç prokurores e policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësave që e ka bërë tërheqjen e trupit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi u dërgua në IML. Kurse, policia ka marrë autorizimin nga prokurori për t’u kryer të gjitha veprimet hetimore që të ndriçohen rrethanat e rastit”, tha Nikçi.

Related Posts