Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kuvendi është i bllokuar për një emër të përveçëm, atë të Albulena Haxhiut.
Gruda akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po e bllokon Kuvendin e Kosovës tash e pesë muaj, gjë për të cilën tha se është e turpshme.
“Mendoj që çdo kush, përfshirë edhe mua, që jemi në atë kuvend ndihemi keq, por do të ishte shumë më keq për Kosovën që ne ta pranonim diktatin e një partie të vetme”.
“Një parti që s’e ka marrë shumicën për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit në zgjedhje, po tenton tani që përmes shkeljes së Kushtetutës ta kompensojë mungesën e votës në Kuvend të Kosovës dhe kjo është situata. Mendoj që qytetarët e shohin qartë dhe e dallojnë kush është fajtori”, tha Gruda në “Edicioni Special” në Klan Kosova.