Një rast i rëndë i vjedhjes është zbuluar në një xhami në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë thyer kasafortën.
Siç mëson , ngjarja ka ndodhur më 3 prill, por rasti është kuptuar vetëm dy ditë më vonë, pasi ankuesi S. L ka kontrolluar kamerat e sigurisë së objektit fetar.
Nga pamjet e siguruara, shihet se një person ka hyrë brenda në xhami dhe me mjete të forta ka arritur të hapë kasafortën, prej nga ka marrë mbi 300 euro në monedha metalike, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.
Rasti është denoncuar në polici, ndërsa menjëherë është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.
Hetimet janë në zhvillim dhe rasti i është deleguar njësive përkatëse për hetimin e krimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.






















