Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Fushë-Kosovë
Sipas policisë, të martën persona të panjohur kanë vjedhur një trafo elektrike, kabllo elektrike si dhe gypa inox.
Vlera e dëmit të shkaktuar konsiderohet e madhe, ndërsa lidhur me rastin nuk janë identifikuar ende të dyshuarit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.





















