Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza në seancën e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e amendamenteve tha se PDK vlerëson se çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli është temë e rëndësishme kushtetuese, temë që meriton trajtim serioz, institucional dhe poltik.
Hamza poashtu thënë se kjo seancë është thirrur duke mos respektuar rregullorja e punës së Kuvendit, nuk është në përputhje me ato çka ka thënë Gjykata Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve të propozuara.
“Por a është ky trajtim serioz? Unë them aspak. Si me i thënë trajtim serioz ku edhe propozuesja e këtyre amendamenteve në orët e fundit të mandatit të saj i gjen disa amendamente të trajtuara para 15 viteve. Më vjen keq zonja kryetare e Kuvendit, që edhe Kuvendi po hyn në këtë valle të trajtimit të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës së Republikës së Kosovës në një mënyrë jo serioze. Qysh me i thonë trajtim serioz këtë rast kur dhe propozuesja e këtyre amandamenteve në orët e fundit të mandatit të saj, i gjen disa amandamente të trajtuara për më shumë se para 15 viteve. Më vjen keq zonja kryetare e Kuvendit që edhe Kuvendi po hyn në këtë valle të trajtimit të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, amandamentimit të Kushtetutës në një mënyrë jo serioze. Seanca thirret për një çështje aq të rëndësishme, 19:45 dhe materialet deputetëve ju vijnë në ora 20:30. Si munden deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për një temë aq të rëndësishme për aktin më të lartë juridik të vendit, të flasin pa i pranuar dokumentet? Në parim, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë, është edhe sot, do të jetë edhe në të ardhmen që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli, nga qytetarët. Mirëpo kjo don një trajtim serioz dhe kjo doemosdoshmërisht duhet të jetë e vendosur brenda kuadrit ligjor, brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, brenda procedurave, brenda rregullave që kërkon të trajtohet kjo çështje. Nuk është respektuar rregullorja e punës së Kuvendit, nuk është në përputhje me ato çka ka thënë Gjykata Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së amandamenteve të propozuara. Prandaj konsiderojmë që kjo don një diskutim më të gjerë, një konsensus më të gjerë”, tha Hamza.




















