Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë në përkrahje të ish udhëheqësve të UÇK-së në Tiranë.

Hamza ftoi të gjithë që të bashkohen në përkrahje të protestës gjithëkombëtare në mbështetje të ish udhëheqësve të UÇK-së që siç tha ai po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Të premten, në orën 17:00, të gjithë në Tiranë!Le të bashkohemi në protestën gjithëkombëtare në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës, që po mbahen padrejtësisht në Hagë.Nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë!”, ka shkruar ai.

 

Related Posts