Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij nuk e përkrah Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

“E vlerësojmë çdo punë të mirë që e ka bo, mirëpo vazhdimisht nuk ka pas një pozicion të drejtë në raport me të gjitha subjektet politike në Kosovë”, tha Hamza në Pressing.

“Ne e kemi bo të qartë që PDK nuk e përkrah zonjën Osmani për presidente”.

Ai ka thënë se nëse dikush mendon që pa Vjosa Osmanin në Presidencë nuk ka alternativë e ka gabim.

“Nëse mendon dikush që zonja Osmani nuk është presidente dhe nuk ka alternativë, mendoj që e ka gabim. Kështuqë nuk mundem me paragjyku rezultatin e ardhshëm zgjedhor”, ka thënë ai

Related Posts