Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar edhe një vizitë në Hagë, ku ka takuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një deklarate në Facebook, Hamza tha se i ka gjetur të dy të qëndrueshëm dhe plot shpresë, duke theksuar se beson në triumfin e së vërtetës për luftën çlirimtare të Kosovës.

“I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne,” tha Hamza.

Ai shtoi se populli i Kosovës është duke pritur me padurim kthimin e tyre.

“E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë. Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë,” përfundoi ai.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles
Check latest article from this author !
Moti sot

Moti sot

April 15, 2025
Ngjarjet e datës 16 prill
Anulohen qindra fluturime për shkak të erërave të forta

Related Posts