Organizata Race for the Cure – Kosova ka njoftuar për fillimin e përdorimit të një vaksine të avancuar në Angli, e cila trajton deri në 15 lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë ato më të shpeshta si kanceri i mushkërive, fshikëzës, lëkurës dhe veshkave.

Vaksina nivolumab sipas “Race for the Cure” më parë administrohej përmes infuzionit intravenoz, tani jepet me një injeksion nën lëkurë që zgjat vetëm 3 deri në 5 minuta, duke e bërë trajtimin shumë më të shpejtë, më të lehtë për pacientët dhe më pak ngarkues për sistemin shëndetësor, shkruan Gazeta Infokus.

Ky zhvillim është arritur falë një marrëveshjeje mes Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Anglisë (NHS) dhe kompanisë farmaceutike Bristol Myers Squibb.

Race for the Cure – Kosova vlerëson lart këtë hap si një përparim të rëndësishëm në luftën globale kundër kancerit dhe bën thirrje që trajtime të tilla inovative të bëhen së shpejti të qasshme edhe për pacientët në Kosovë.

“Kjo vaksinë përfaqëson një rreze të fuqishme shprese për mijëra pacientë. Ne besojmë fuqishëm se edhe qytetarët e Kosovës meritojnë qasje në trajtime të avancuara dhe humane. Lufta kundër kancerit nuk njeh kufij,” thuhet në reagimin e organizatës.

The post Hap historik në trajtimin e kancerit – Vaksina e re fillon përdorimin në Angli appeared first on Infokus.

Related Posts