Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për kamionë rruga Pejë-Kullë-Rozhajë.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo rrugë ishte e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën  e Malit të Zi.

“Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), e cila ishte e pakalueshme si pasojë e reshjeve të borës në pjesën  e Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Related Posts