Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përjashton çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë. Ai thotë për KosovaPress se qeverinë duhet ta formojë opozita dhe sipas tij ka komunikim për këtë.

Lidhur me këtë, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhje garoi në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt, thotë se nuk ka “ndonjë avancim konkret por ka gatishmëri të ecet tutje”

Lidhur me këtë, Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhje garoi në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt, thotë se nuk ka “ndonjë avancim konkret por ka gatishmëri të ecet tutje”,  raporton KosovaPress.

“Ne jemi në opozitë dhe si opozitarë angazhohemi me i dhënë Kosovës qeverinë e shumicës së opozitës. Ky është qëndrimi dhe i Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës”, shton ai.
Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit. 

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se të enjten për A2CNN se “lehtësia me të cilën po diskutohet një qeveri e opozitës nuk është reale” duke pasur parasysh sipas saj numrat e dallimet mes partive politike.

Ndërkaq, e pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limaj që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk mjafton vetëm gatishmëria.

Related Posts