Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së kandidatit për deputet nga partia e tij, Hekuran Hoxha.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës.
Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimë, duke thënë se “ndarja e tij nga jeta, na ka tronditur të gjithëve”.
“Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit. Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve”.
“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani”, ka shkruar Haradinaj.























