Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka folur pas dështimit të 29 të seancës konstituive.

Ajo theksoi se opozita nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e VV-së për të propozuar kandidatin.

Ka pasur gjashtë përpjekje për votim të hapur, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Nuk i përket vetëm VV-së, të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit, ne kemi marrë përsipër të kontribuojmë në këtë pikë. Nuk është përgjegjësi vetëm e jona. Jemi përgjigjur disa herë për këtë, të drejtën për të propozuar e ka VV-ja, si subjekt i parë. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit politik, të drejta kushtetuese janë mbi prerferencat individuale”, tha Haxhiu.

 

Related Posts