Haziri tha se mashtrimet dhe manipulimet do të përfundojnë më 12 tetor.
Ai i dha mbështetje të fuqishme kandidatit të LDK-së Arbër Ismajlit.
“Mirë që i paska njoftu mësimdhënësit me obliginet ligjore ky i pari i ekzekutivit në Gjilan, i cili më 12 tetor do të ecë n’shpi, por i njëjti ligj vlen edhe për të gjitha kontratat me punë të pacaktuar (në vepër) numri i të cilave e kalon shifrën100 persona”, tha Haziri.
“Në anën tjetër, 46 punëtorët shëndetësorë, përfshirë mjekë e infermierë, të cilët janë të angazhuar me shërbime të jashtme në QKMF, janë pa paga tash e sa muaj. Po ashtu, mbi 300 persona me shërbime “për gjithçka” në NPL Tregu, po kalon muaji i dytë e akoma s’kanë marrë pagë”, theksoi ai.
“Ligji ju obligon të jeni i drejtë, por ju keni zgjedhur të jeni selektiv dhe polariues. Ke lënë pa rroga qindra familje në Gjilan dhe po vazhdon të mashtrojë dhe manipulojë si ‘o bir’ i shokëve të skutave politike. Kjo është e pafalshme”.
Reagimi i plotë i Hazirit:
‘O bir’ i shokëve të skutave politike që i lë pa paga qindra familje në Gjilan, mashtrimet dhe manipulimet përfundojnë më 12 tetor
Mirë që i paska njoftu mësimdhënësit me obliginet ligjore ky i pari i ekzekutivit në Gjilan, i cili më 12 tetor do të ecë n’shpi, por i njëjti ligj vlen edhe për të gjitha kontratat me punë të pacaktuar (në vepër) numri i të cilave e kalon shifrën100 persona.
Në anën tjetër, 46 punëtorët shëndetësorë, përfshirë mjekë e infermierë, të cilët janë të angazhuar me shërbime të jashtme në QKMF, janë pa paga tash e sa muaj. Po ashtu, mbi 300 persona me shërbime “për gjithçka” në NPL Tregu, po kalon muaji i dytë e akoma s’kanë marrë pagë.
Ligji ju obligon të jeni i drejtë, por ju keni zgjedhur të jeni selektiv dhe polariues. Ke lënë pa rroga qindra familje në Gjilan dhe po vazhdon të mashtrojë dhe manipulojë si ‘o bir’ i shokëve të skutave politike. Kjo është e pafalshme.
Me Arbërin, më 12 tetor këtyre punonjësve dhe të gjithë qytetarëve pa përjashtim do t’u kthehet diniteti!