Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i kënaqur nga lajmi që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE), e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kurti, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se pritjes së gjatë për udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës po i vjen fundi.

“Një hap më afër: I kënaqur nga Këshilli i BE-së për vendimin unanim në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, ka shkruar ai.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Sot seanca për buxhetin 2026

Sot seanca për buxhetin 2026

February 20, 2026
Ngjarjet e datës 20 shkurt 2026
Shpërthen Shëndriti ndaj Mirit: Ik se i fshive 27 vjet karrierë për 60 ditë

Related Posts