Pasdite, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të japë detaje rreth hetimeve mbi manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas informatave të para, më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë nën dyshimin për përfshirje në manipulime zgjedhore në këtë qytet.
Hetimet janë në fazë aktive, ndërsa kryeprokurori Kryeziu pritet të sqarojë më shumë rreth procedurave dhe masave që po merren.























