Ish-diplomati amerikan Christopher Hill filloi ditën e tretë të dëshmisë në Gjykatën Speciale. Ai po pyetet nga trupi gjykues.

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në ditën e tretë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, në përgjigjet e tij ndaj trupit gjykues tha se kishte shumë persona që flisnin në emër të UÇK-së.

“Sipas meje dhe në cilësinë time si i deleguar i posaçëm, unë e kisha të qartë dhe të tjerët ma kishin bërë të qartë se ne nuk e dinim se kush fliste për UÇK-në. Për shembull, zoti Demaçi fliste për rolin që ai kishte në UÇK, por askush nuk ma konfirmoi. Kishte shumë persona që prezantoheshin se flisnin në emër të UÇK-së. Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti të konfirmuar me të cilën mund të komunikonim për të ardhmen”, tha ai.

Sipas tij, çështja e pavarësisë së Kosovës ishte më shumë slogan.

Related Posts