Hira Events Decor ka nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje bashkëpunimi me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, si pjesë e kampanjës humanitare që synon mbështetjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Kjo iniciativë vjen si shprehje e përkushtimit të kompanisë për të kontribuar në krijimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët në nevojë.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Hira Events Decor ka lansuar fushatën: “Nga çdo pako e shitur, ndajmë 1€ për fëmijët e SOS”, duke siguruar që çdo blerje të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të prekshëm. Çdo pako dhurate që klientët zgjedhin, shndërrohet në një kontribut real për mbështetjen e fëmijëve që rriten në kujdesin e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Liridona Sabedinaj, udhëheqëse e Hira Events Decor, dhe znj. Albanë Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke forcuar kështu partneritetin në mes të dy institucioneve dhe kauzën e tyre të përbashkët.
Hira Events Decor fton individët, kompanitë, institucionet, OJQ-të dhe të gjitha organizatat që zakonisht përgatisin dhurata për fundvit, të bëhen pjesë e kësaj nisme. Përzgjedhja e pakove të dhuratave nga Hira Events Decor jo vetëm që garanton cilësi dhe kreativitet, por gjithashtu kthehet në një ndihmë të çmuar për fëmijët që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.
Çdo hap i ndërmarrë, çdo pako e blerë, është një investim në të ardhmen e një fëmije.
Bashkë, për një të ardhme më të mirë për çdo fëmijë.
View this post on Instagram



























