Hoffenheimi ka vendosur t’i tregojë mbështetjen e tij të veçantë talentëve dardanë që bëjnë pjesë në skuadrën e tij, duke u uruar atyre fat në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës.

Klubi gjerman publikoi një mesazh në rrjetin social Facebook ku përmendte lojtarët Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, duke i motivuar për paraqitjen e tyre me kombëtaren e Kosovës.

Megjithatë, dy prej tyre, Hajdari dhe Avdullahu, nuk do të jenë të pranishëm në fushë për këtë takim.

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të mos i përfshijë në listën e lojtarëve, për shkak të rrezikut të një suspendimi, duke i lënë jashtë për të ruajtur lojtarët nga ndëshkimi potencial.

Pavarësisht kësaj, Hoffenheimi nuk i ka harruar dhe ka dashur të shprehë mbështetje morale për ta.

“Fat të mbarë, djema,” shkruante në postimin e klubit, duke treguar kështu përkujdesjen e veçantë për lojtarët e tyre.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 1 prill
Mbyllet ndeshja, Kosovë 0-1 Turqi: Dardanët iu afruan shumë
Kosovë 0-0 Turqi: Asllani godet shtyllën

Related Posts