Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimet e marra nga Qeveria e tij janë të pakontestueshme.
Hoti para mediave gjatë vizitës në një kopsht në kryeqytet e ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit, kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka thënë se nëse do të jetë në krye të qeverisë do t’i hedh poshtë vendimet e Hotit, njofton Klan Kosova.
“E para është veç fiksim i tij, pasi nuk do t’i vijë shansi që ta marrë pushtetin sërish. Vendimet që i kam marr unë nuk mundet askush t’i kontestojë. Imagjino nëse do të konstatohet marrëveshja e Washingtonit. Gjitha këto janë parulla për fushatë pa asnjë përmbajtje”, ka thënë Hoti