Kandidati për kryeminstër i LDK’së, ka thënë për u.d së presidentit, Vjosa Osmanin, se në vend që ajo të garoi në listë për deputetë me Kujtim Shalën, Osmani shkoi me Fitore Pacollin. Kjo deklaratë erdhi pasi dje Vjosa Osmani aderoi në listën zgjedhore të VV’së për deputetë.
Hoti për Osmanin tha se ish kolegia do të marrë atë që meriton. Tutje Hoti tha se me marrëveshjen e djeshme Osmani vendosi në ballë logon e VV’së.
“Njerëzit e LDK-së do të qëndrojnë në LDK dhe në fund të fundit, secili do të marrë atë që e meriton, edhe ish kolegeje jonë do të marrë atë që meriton, në vend se të ishte në listë me Kujtim Shalën, Arben Gashin e të tjerët ajo do të jetë në listë me Fitore Pacollin e të tjerët, me atë marrëveshjen e djeshme ajo vendosi në ballë logon e VV-së, por votuesi i LDK-së do të qëndrojë në LDK dhe nuk do të shkojnë në listat tjera”, tha Hoti gjatë një takimi me strukturat e LDK’së në Lipjan.
Ai potencoi faktin se kjo fushatë zgjedhor do të jetë mjaft e vështirë për faktin se janë përballë dy koncepte të kundërta.
“Gara politike do të bëhet mes të vërtetës dhe propagandës, do të jetë garë në mes të mentalitetit qeverisës pro evropian qytetar dhe në mes të diktaturës dhe censurimit të fjalës së lirë. Një gjë tjetër që duhet theksuar është së në këto zgjedhje njerëzit nuk do të votojnë në Facebook por në kutitë e votimit”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.