Ajo është shprehur se për këtë çështje, llogaridhënia i takon vetëm kryetarit të kësaj komune.
“Po du me fol prej zemrës së plastë, si qytetare e Prishtinës dhe për përgjegjësinë që ka një kryetar komune”.
“Unë si qytetare i kërkoj përgjegjësi kryetarit të komunës, ai ka obligim dhe ka kompetenca të jashtëzakonshme dhe duhet t’u jap përgjigje sfidave dhe problemeve në qytet. Llogaridhënia i takon vetëm atij”, u shpreh tutje Hoxha.