Macet janë krijesa të vogla dhe të lezetshme që duan të përqafohen dhe të luajnë me pronarët e tyre. Nga toni i zërit te instinkti i kujdesit, mësoni pse macet ndihen më të afërta me gratë
Ka studime të shumta që tregojnë se burrat që mbajnë mace si kafshë shtëpiake shpesh perceptohen si më inteligjentë, më të butë dhe më tërheqës për gratë. Por, a e dini se vetë macet preferojnë më shumë gratë?
Sipas disa hulumtimeve të fundit, macet ndihen më të qeta dhe më të kënaqura në shoqërinë e grave sesa në atë të burrave. Një artikull i publikuar në DVM360 thekson se macet kanë tendencë të hyjnë më shpesh në kontakt me pronaret femra, duke kërkuar më shumë ndërveprim dhe afeksion.
Zëri i butë dhe komunikimi
Zëri i një gruaje, ndryshe nga ai i një burri, zakonisht tingëllon më i butë. Ashtu si fëmijët reagojnë më mirë ndaj toneve të buta, edhe macet e preferojnë këtë lloj komunikimi. Një studim i vitit 2022, tregoi se macet reagojnë më shumë kur pronarët u flasin me ton të butë e të veçantë, të ngjashëm me mënyrën se si flasim me fëmijët. Ato duket se “kuptojnë” më lehtë gratë kur kanë nevojë për diçka dhe ndihen më rehat duke dëgjuar zërin e tyre, transmeton Telegrafi.