Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Ferizaj. Një 19-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Greme si pasojë e një aksidenti trafiku, ndërsa shoferi i veturës, një 20 vjeçar ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lajmin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datën 28.12.2025, rreth orës 17:20, kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“Ndërsa, shoferi i veturës , mashkull 20 vjeç ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe po merren me ekzaminimin e rrethanave si ka ardhur deri te aksidenti. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip e zjarrfikësve”, thuhet në njoftimin e Veselit.

Në vendin e ngjarjes doli edhe prokurori i shtetit.

Related Posts