Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje të rëndë, e cila kishte ndodhur të dielën në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari, kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, ku kishte vjedhur mjete pune me vlerë rreth 6 mijë euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























