Më 21 mars 2025, një aksident i rëndë ndodhi në Beograd, ku humbi jetën nëna e një polici.

Aksidenti u shkaktua nga një automjet që bënte pjesë në kolonën e sigurisë së Milan Radoiçiqit, një figurë e lidhur me qeverinë serbe dhe i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës.

Përgjegjësi i dyshuar për aksidentin është Milosh Milenkoviq, 29-vjeçar nga Leposaviqi, i cili është një nga të akuzuarit për terrorizëm në Banjskë, shkruan portali Radar.

Pas aksidentit, Milenkoviq u ndalua nga policia dhe u testua për alkool, por nuk rezultoi i prekur nga ndonjë substancë. Ai ka pranuar fajësinë për veprën e tij.

Related Posts