Në shtator të këtij viti, fshati Llapashticë i Podujevës u trondit nga një ngjarje e rëndë, kur një burrë u vra me armë zjarri brenda një veture. Viktima u identifikua si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik, ndërsa i dyshuari për vrasjen është Arbër Havolli.

Sipas burimeve Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Llapashticë. Aty, Havolli dyshohet se ka qëlluar 10 herë me armë në drejtim të Spahiut, duke e lënë të vdekur brenda një veture të tipit Opel.

Megjithëse kanë kaluar rreth një muaj nga kjo ngjarje tragjike, Arbër Havolli ende nuk është arrestuar. Përkundrazi, ai ka vazhduar të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Nga arratia, ai ka postuar një video në llogarinë e tij në TikTok, ku në sfondin e disa fotove të tij dëgjohet një mesazh kërcënues:

@arbrhawolli

#albania🇦🇱 #italy🇮🇹 #zvicerland🇨🇭 #spanje🇪🇸 #portugal🇵🇹

♬ Originalton – 𝓜𝓐𝓜𝓐-𝓛𝓲𝓝𝓐*⁰⁵*🦅

 

Përkundër faktit që pamjet janë publike dhe identiteti i të dyshuarit është i njohur, ai vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e rendit.

Related Posts