Kylian Mbappe, është sëmurë para se të hipte në aeroplan për në Shtetet e Bashkuara, ku Real Madridi do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube kundër ish skuadrës së tij Paris Saint Germain këtë të mërkurë.

Mbappe u helmua nga ushqimi (pula), gjë që ndikoi në humbjen e gjashtë kilogramëve.

Në ShBA, francezi po kalon një Kupë të çuditshme të Botës.

Përpara se të siguronte një vend titullar këtë të mërkurë (ora 21:00) për të luajtur në gjysmëfinale kundër PSG-së, sulmuesit të Real Madridit iu desh të luftonte.

Sipas gazetës së njohur L’Equipe, kapiteni i Francës u sëmur para se të merrte avionin për në Miami, ku Los Blancos filluan garën kundër Al-Hilal (1:1).
Në fillim, u menduaa se ishte nga nxehtësia.

Por, për shkak të vuajtjeve, lojtari u detyrua të shtrohej në spital dhe u shfaq frika e një ataku apendiciti.

Testet e kryera zbuluan helmim nga ushqimi, ndoshta i lidhur me një bakter të pranishëm në pulë. Francezi humbi gjashtë kilogramë.

Pasi doli nga spitali, ai mundi të rifillonte stërvitjen dhe të bënte hapat e parë në këtë garë, në fazën e 1/8-tave, kundër Juventusit (1:0).

Kundër “Zonjës së Vjetër”, ai luajti rreth 20 minuta.

Ai pati afërsisht të njëjtën kohë loje në çerekfinale, kundër Borussia Dortmund (3:2), kundër së cilës shënoi golin e tij të parë në këtë garë.

Dëshmi se, edhe larg të qenit 100% i gatshëm, sulmuesi ruan një forcë të caktuar sulmuese.

Related Posts