Një i dyshuar ka tentuar të ikë nga Pallati i Drejtësisë, duke kërcyer nga kati i dytë i Gjykatës.

Mësohet se personi që tentoi të arratisej është Mlladen Millosheviq, i cili për pasojë është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Redaksia ka tentuar të marrë informacione lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Millosheviq, disa ditë më parë, bashkë me një të dyshuar tjetër, siç është raportuar në media, ka hyrë në oborrin e një familjeje në fshatin Sharban të komunës së Prishtinës, ku dyshohet se kanë marrë dy qen të gjuetisë, duke i shkaktuar kësaj familjeje dëme.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts