I pari në Kosovë! Norik (Besnik) Kukaj nga Tërsteniku ngrit Drenasin në majë të Fizikës

Drenasi sot ka arsye të veçantë për krenari. Norik (Besnik) Kukaj nga Tërsteniku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur i pari në Kosovë në rezultatet përfundimtare të Garave Shtetërore në Fizikë.

Në një garë që konsiderohet ndër më të vështirat në fushën e shkencave ekzakte, Noriku tregoi nivel të lartë njohurish, përgatitje të shkëlqyer dhe përkushtim të vazhdueshëm, duke mposhtur konkurrencën nga e gjithë Kosova dhe duke u renditur në krye të listës.

Ky rezultat nuk është vetëm një sukses personal, por edhe një moment krenarie për Drenasin dhe gjithë komunitetin arsimor. Ai dëshmon se të rinjtë nga kjo trevë po afirmohen me rezultate konkrete dhe dinjitoze në nivel shtetëror.

Arritja e Norik (Besnik) Kukajt është një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij dhe një dëshmi e qartë se investimi në dije, punë dhe disiplinë sjell rezultate të mëdha.

Related Posts