Adrian Gaxha, këngëtari i njohur nga Maqedonia, duket se ka rikthyer vëmendjen e publikut – jo për ndonjë projekt muzikor, por për një lidhje të re dashurie.

Pas një periudhe të gjatë mungese në skenën muzikore, Gaxha është parë së fundmi duke shijuar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, në shoqërinë e një vajze, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Sipas “Prive”, artisti është kapur nga paparacët në momente shumë të afërta me vajzën misterioze.

Foto: Screenshot/YouTube

Pamjet flasin vetë: buzëqeshje, afërsi, dhe një atmosferë që ngjall dyshime për një romancë të re.

Gaxha është një emër i njohur për publikun shqiptar, me një sërë hitesh që kanë shënuar periudha të ndryshme të muzikës moderne.

Megjithatë, kënga e tij e fundit daton në vitin 2019, dhe që prej asaj kohe ai është tërhequr nga skena.

Nuk dihet nëse ky rikthim në vëmendjen publike do të sjellë edhe një rikthim artistik, por për momentin, duket se po shijon jetën larg stresit të industrisë muzikore.

Related Posts