Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”.
Kjo ka qenë një nga deklaratat e Andreas brenda “Fermës VIP”, e cila ka shkaktuar reagime të shumta. Një javë më parë, në “Ferma Club” bashkëshortja e Andreas përmes një letre sqaroi se Andrea është keqkuptuar nga publiku.
Sakaq, në puntatën e sotme të “Ferma Club” në Vizion Plus, nën moderimin e Ditea Berishës, në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte motra e tij Ana, e cila njësoj si kunata tha se Andrea është keqkuptuar nga publiku.
Ana: Kush është ai shqiptar që deri dje nuk ka hedhur pushkë për djalë? Ai e ka shpejguar shumë mirë. Ai ka dhënë një mesazh për të gjithë. Deri në muajin e shtatë nuses i kanë thënë që është djalë. Është rritur në një mentalitet që të gjithë fëmijën e parë e duan djalë. Deri në momentin e dytë që i kanë thënë është vajzë, ka menduar se është djalë dhe janë bërë përgatitjet për djalë. Ai nuk bën dallime. Është prindi më i lumtur që ka dy vajza tani. Nuk është një gjë e padëgjuar. Ai tregoi një histori dhe si mendon tani, ai ka ndryshuar.